Shpallje

Ka reaguar për herë të parë kryeministri Rama pas videos së bërë publike nga Lulzim Basha për personin që ka përgjuar vëllain e Fatmir Xhafajt në lidhje me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë.
Në postimin e tij ku bashkëngjit dhe rrëfimin e ‘Dëshmitarit X’, Rama shkruan:
Nëse ky është flamuri i aksionit opozitar, atëherë bota nuk është e rrumbullakët, trekëndëshi është katror, Shqipëria ndodhet në Polin e Veriut, Bashkimi Europian është treg fshatar tek “Ali Demi” dhe Lulëzimi është lider…