Shpallje

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Korce, pasi dyshohen si bashkëpunëtorë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Atyre u janë sekuestruar rreth 121 kg bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa në pyllin e fshatit Vidohovë-Devoll më 25 mars 2018.
Në bazë të një hetimi 3 mujor, kryer me metoda speciale, si edhe në zbatim të urdhërit nr 316 datë 17.05.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje:
Hamit Hoxhalli, 37 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll.
Dorian Karuni, 28 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll, të dy për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: E.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.