Shpallje

Situata aktuale në vend nuk shihet aspak në normalitet. Kjo gjë është e dukshme kudo, duke filluar nga ambjentet mësimore.

Gazetari Marjon Gorica ka kontaktuar ditën e sotme disa student, përkatësishtë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët shprehen tepër të indinjuar për situtatën në të cilën gjendet arsimi i lartë.

Studenti Vivian Golemi për situatën në të cilën ndodhet arsimi i lartë.

E shihni sistemin e arsimit te lartë në kohën e tij më të mirë?

I gjithë sistemi arsimor po kalon një krizë e cila vjen si pasojë e huazimeve të programeve arsimore të vendeve të zhvilluara të papërshtatshme për strukturat tona arsimore.Krizë e cila reflektohet në mënyrë të dukshme edhe në arsimin e lartë duke nisur që nga kaosi që krijohet për përzgjedhjen dhe pranimin në universitet të studentëve,të cilët sa vjen dhe ndihen në nje kaos dhe pasiguri
Çfarë problemesh ka?

Problem madhor janë tarifat të cilat janë rritur në mënyrë stratosferike pa rritje paraprake pagash dhe pa zhvillim politikash sociale në ndihmë të shtresave në nevojë të cilët shpesh nuk e gjejnë mundësinë të vazhdojnë studimet e larta,pa marrë parasysh se këto tarifa nuk e justifikojnë aspak sherbimin që i ofrojnë studentëve.Kushtet që ky sistem i ofron studentëve,qoftë me konvikte,qoftë me biblioteka ose qendra studimi,qoftë me mbeshtetjen e projekteve ose kërkimeve studimore të këtyre studentëve apo edhe me praktikat e punës pas mbarimit të studimeve,jemi shumë larg standarteve europiane.

Si mendoni se mund të ndryshohen?

Për të rritur cilësinë duhet patjetër ndërhyrje në keto pika, por që mesa duket arsimi i lartë dhe arsimi në përgjithësi është meraku i fundit i kësaj qeverie.

Do të protestosh në datë 26 për arsimin e lartë?

Më datë 26 do jem në shesh për të protestuar kundër këtij arsimi të lartë fatkeqsisht aspak cilësor dhe produktiv ,por tashmë edhe rrjepës për xhepat e studentëve dhe familjeve tona.