Shpallje

Gazetarja Dorjana Bezat më anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka komentuar situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi.
Ajo shfaqet tepër kritike në qendrimin e saj duke u shprehur se nuk i interesojnë më marrëveshjet e ministrave pasi shteti ka rënë.
Postimi i plotë:
Jetojmë në një situatë ku kemi zhvlerësuar edhe fjalë “Skandal”!
Sa shumë skandale ky vend! Pa u shuar zhurma e të parit, del i dyti edhe më i rëndë!
Grabitet Prokuroria e Durrësit. Vidhen dosje hetimore, kompiuter dhe serveri i kamerave. Hajdutet në drejtim të paditur;
Javë më parë u grabit edhe posta secret e kësaj prokurorie,
Ditë më parë një I dënuar u arratis nga gjykata;
Një I shoqëruar dha shpirt nga druri në komisariat;
Çdo ditë ka grabitje me armë e thikë e ç’të jetë që përdoret pa hezitim për të marrë 5 lekë;
Vëllai I Ministrit të Brendshëm rezultoi I dënuar për drogë në Itali;
Ky vëllai Xhafaj doli në një audiopërgjim duke folur me një trafikant;
Ministri I brendshëm dhe Kryeministri morën rolin e hetuesit dhe dhanë verdiktin që audiopërgjimi nuk është autentik;
Ministri I brendshëm tha se as që e mendonte dorëheqjen;
Gjykata kushtetuese ka dalë jashtë funksionit;
E sa e sa të tjera që mund t’i listoja pafund.
E në këtë situatë më vijnë njoftime nga Ministria e Brendshmë, Prokuroria dhe Ministria e drejtësisë se u arrit një marrëveshje e X, Y kjo shoqëruar me disa foto me buzëqeshje.
Z. Xhafaj, Znj. Gjoni, Znj. Marku nuk më duhen marrëveshjet tuaja, shteti ka rënë!