Shpallje

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka reaguar kundrejt opozitës gjatë një takimi që ka pasur me qytetarët e njësisë nr.8 në kryeqytet.

Në fjalën e tij Veliaj është shprehur kundër opozitës duke u shprehur se duhet të ndalojnë këtë sabotim.

Gjithashtu ai ftoi qytetarët që të mos humbasin më kohë dhe të përkrahin atë forcë politke që po afron vendin me Bashkimin Europian.

Erion Veliaj: “Për ata që sajojnë kaseta, që bëjnë thirrje për protesta, që zihen me të njëjtin intensitet si për këndin e lodrave, si për Pazarin e Ri, si për Sheshin “Skënderbej”, mjafton të kthejmë kokën pas dhe të shohim se si të gjitha objektet e sherreve të tyre, janë sot çmime të punës së palodhur që kemi bërë në Tiranë. Dua t’i kujtoj çdo njeriu që naivisht mendon se duke djegur vendin, duke sabotuar Shqipërinë, duke i vënë stërkëmbëshin integrimit, do shohim një ditë të bardhë, u them se e kanë gabim. Ata që bëjnë thirrje për protesta, për të shkatërruar Tiranën, për të shkatërruar Shqipërinë, i kishim në qafë edhe në Tiranë, edhe në Shqipëri, dhe e pamë çfarë dinin të bënin. Ndaj, është shumë e rëndësishme që të gjithë të mbështesim Edi Ramën, të mbështesim qeverinë, deputetët, ministrat dhe t’u  tregojmë që jemi me atë skuadër që punon dhe që e çon vendin në drejtimin e duhur, në Bashkimin Europian”