Shpallje

Një lajmërim pranë sallës operative ka alarmuar mëngjesin e sotëm Policinë e Tiranës.

Banorët e Kombinatit kanë pikasur në një nga lulishtet e kësaj zone një granatë të lidhur me një mekanizëm e cila ishte vendosur pranë një lokali.

Njoftimi paraprak i policisë: Më datë 25.05.2018, rreth orës 08:15, jemi njoftuar se në Kombinat, anës një lulishteje në një vazo është gjendur një granatë.

Në vend kanë shkuar shërbimet dhe po kryejnë veprimet.