Hashim, Ramush, Kadri, Fatmir, pse fëmijët e dëshmorëve po e braktisin vendin?

Shkruan: Hysni Gashi

Ndonëse ne çdo vend të botes familjet e dëshmorëve gëzojnë respekt të veçant brez pas brezi nga krerët e shtetit të ne po ndodh e kundërta nga ju. Edhe pse në çdo vend të cilën e donë lirinë, fëmijët e dëshmoreve se paku vlerësohen për kontributin e familjareve të tyre.

Rasti i fundit ishte me Petrit Dervishi një djalë i ri nga Kopiliqi i Skenderajt. Babai i tij, Dauti, i cili ra dëshmor për lirin e këtij vendi, nuk gëzon respekt as mbështetje nga ju krerët e shtetit dhe as nga lidershipi lokal. Ne mungesë të mbështetjes dhe gjendjes se vështirë, Petriti e braktisi vendin duke i kërkuar falje babait të tij dëshmor që nuk do mund të vizitoj të varri për çdo dite si meparë, sepse nuk e lejuan të shërbej as në ushtri, as në polici e as si korir ne atdheun që i ati i tij dhe familjarisht e deshën dhe e duan kurse i ati i tij jetën ia fali atdheut.

Ky nuk është rast i pare dhe i fundit që ju krerët e shtetit ne veçanti ju partitë e krahut të luftës që i anashkaloni familjet meritore dhe luftëtaret që sollën lirinë ne ketë vend. Ju krerët e shtetit që dikur këta dëshmorë ju mbuluan me trupin e tyre, ju mbuluan më gjakun e tyre, dhe ju këto familje nuk i shikoni asgjë tjetër përveç një mundësi për grumbullim votash, që ja hapni derën vetëm atëhëre në kohë zgjedhjesh.

Petrit Daut Dervishi

Ne anën tjetër çdo herë ju partitë e krahut të luftës fajësonit partitë të tjera ne qeverisje që nuk përkujdeseshin për çlirimtaret dhe familjeve të tyre. Ndërsa sot kur një qeveri përbehet nga partitë e krahut të luftës injorohen fëmijët e dëshmorëve dhe avancohen udbash e të bijtë e tyre, një gjë të tillë nuk e kishte besuar askush që do të ndodh nga ju.

Pra, kjo është edhe një dëshmi shtesë për qytetarët se kjo qeveri e përberë prej partive të krahut të luftës me se paku është ne përkrahje të tyre, me se paku është e luftës dhe më së paku është dorë e zgjatur për ndihme për kategoritë e luftës.

Braktisja e vendit në mënyre masive si po ndodhë tani, ka ndodhur vetëm në vitet ’90-ta, dhe fajtor tani nuk është sistemi shtypës i Serbisë por politika e çoroditur dhe injorante, e njerëzve që më votën tonë i vendosëm në pushtet. Është e vërtetë së njerëzit e luftë gjithmonë dështojnë në pasluftë, se ata ju besojnë zhvatësve, injoranteve dhe atyre që përmes djersës dhe gjakut të luftës përvidhen për të rrëmbyer pushtetin. Turpi nuk është ndryshe!