Shpallje

Një ngjarje e rëndë është shënuar pranë kryeministrisë ditën e sotme. Një automjet tip Volkswagen ka përplasur për vdekje shefin e njësisë operacionale në Gardën e Republikës së Shqipërisë Martin Nika.
Nika njihet si një nga figurat me arritje tepër të lartë në këtë institucion. Nika sapo kishte kryer kontrollin e shërbimeve të Gardës në Kryeministri.
Aksidenti ka ndodhur në momentin që Martin Nika ka qenë duke kaluar rrugën.
Në pranga është vënë shtetasi 30 vjecar Albert Memia nga Tropoja.