Shpallje

Në kuadër të konferencave studentore të ndërmarra nga UniFRESSH, ditën e djeshme  në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës kanë zhvilluar një bashkëbisedim me ministrin Damian Gjiknuri.

Pjesë e këtij diskutimi ishin çështje të ndryshme që lidhen me infrastrukturën dhe energjitikën.

Studentët e UniFRESSH ndanë propozimet e tyre me ministrin Gjiknuri duke shprehur alternativa dhe kërkesave rreth mundësisë që mund të krijohet në fusha të ndryshme dhe veçanërisht në ngritjen e Zyrës së Karrierës për studentët në këtë ministri.

“Tregu ka nevojë për profesionistë prandaj ftoj studentët të sugjerojnë idetë e tyre në mënyrë që të kemi një bashkëpunim sa më efektiv. Një nga fushat për të cilën Shqipëra ka nevoja tepër të mëdha është pjesa e transportit hekurudhor, një hapësirë e cila fton studentët e inxhinierisë të projektojnë idetë e tyre të reja rreth kësaj fushe.”-është shprehur ministri Gjiknuri.

Nga ana tjetër UniFRESSH dhe përfaqësuesit e saj prezantuan përpara ministrit nismat më të fundit të ndërrmara nga Kryetari Eljo Hysko, duke shprehur iniciativën për realizimin e objektivave të Planit të Veprimit 2017-2018.