Shpallje

Deputeti e njëherësh kryetari i PDK-së Nard Ndoka i kontaktuar nga gazetari Marjon Gorica në lidhje me protestën e nesërme të opozitës është shprehur se ky aksion nuk është i fundit.

Opozita do të vazhdojë aksionin e saj deri sa të largohet Edi Rama e jo vetëm Fatmir Xhafaj, është shprehur Ndoka.

Sic duket qendrimi i opozitës është i prerë, ata nuk kërkojnë vetëm largimin e ministrit Xhafaj, por edhe atë të Edi Ramës, gjë e cila mund të bën të kuptosh që vendi duhet të hyjë dhe njëherë në zgjedhje.

Pse qytetarët duhet të dalin në protestë nesër?

Më 26 maj të gjithë duhet të dalim e të protestojmë. Pasi protestohet ndaj të keqes, padrejtësisë, arrogancës, korrupsionit, drogës e varfërisë.  Pra protestohet kundër një qeverie si kjo e jona e cila është nëna e të gjitha këtyre të këqijave që përmenda. Ndaj të gjithë sëbashku protestojmë kundër këtyre që po ndodhin në vendin tonë.

Është koha për të larguar të këqijnjtë e ketij vendi nga qeverisja dhe politika!

Çfarë do të bëj opozita nëse nuk dorëhiqet Fatmir Xhafaj?

Aksioni opozitar do të vazhdojë gjatë. Do të jemi këtu derisa përveç Fatmir Xhafajt të largohet dhe Edi Rama.