Shpallje

Nga Ilirjan Blloshmi-Nuk e kam marrë kurrë mundimin për të shkruar për një Ambasador Amerikan. Se pari për rrespekt të këti vëndi ku u arsimova dhe jetoj. Së dyti gjithmonë ne Shqiptarët e kemi adhuruar këtë vënd. Media gjithmonë i ka dhënë hapsirë ambasadorve të huaj. Vecanarisht ambasadori Amerikan ka pasur cdo hapsirë, në media të shkruara apo dhe ne TV të ndryshme.

Në këto 28 vite ambasadorët Amerikan e kanë ulur stekën e nivelit diplomatic dhe intelektual. I fundit që i dha “shkelmin” keti niveli është Donald Lu. Standarti që Lu ka përdorur në Shqipëri është pikërisht si ajo femra e cila, ka disa standarte në përzgjedhjen e partnerit, nganjëherë, nën stresin kur nuk gjen dot një partner në përputhje me to, të pijë që ta ‘ulë ca stekën’. Ajo pi, vigjilenca bie, meshkujt që jashtë club-it ajo s’do ua hidhte sytë nën efektet e alkoolit nisin të bëhen tërheqës, ajo mund të shkojë me njërin prej tyre këtë natë. Sa më pak alternativa të mira vërdallë, sa më vonë të vijë një mashkull i mirë për të, aq më shumë pi ajo. Ka raste, kur sado të pijë e sado t’i ulë standartet, asnjë partner nuk vjen. Sepse, edhe meshkujt e papërshtatshëm mund të mos intrigohen nga një femër e bërë llucë.

Kur Lu filloj misionin e tij diplomatik në Shqipëri ishte fiks si ajo femra që e lakmonin të gjithë por vetem të fortët dhe lekaxhinjt mund ta kishin. Pra mund ta kishte vetëm politka. E cila i dha shumë hapsirë, të fliste dhe për gjëra qw nuk e kishte imagjinuar kurrë. Kur Lu mendoj si tani ishte një “miss” në Shqipëri aty filloj pikiata e rënies së tij. Nga ky moment ne nuk kishim më një ambassador Amerikan thjeshte kishim një Amerikan që fliste shqip. Kshim një Amerikan që shkonte e bëntë fushatë për X kompani nafte. Kishim një Amerikan që e quanim Ambasado, por i cili mund të ishte cdo gjë vetëm detyrën e Ambasadorit nuk e bënte.

Politka jonë i ka ulur standartet deri në dysheme. Kjo lloj politike na ka bërë që të jetojmë në të njëjtën lartësi me qenin. Pra në dysheme. Lu e kuptoj këtë gjë por nuk foli sic duhet, ai preferoj të jëtë i politikës, pikërisht si ajo femra e bukur që ishte e ati të fortit dhe lekaxhiut. Kur opinionistët dhe mediat filluan ta barazojnë me politkën dhe llucën e saj, Lu foli dhe foli fort aty ku shqiptarëve ju djeg më shumë. Tek drejtësia. ”Kush ka një orë më të shtrenjtë se makina ime është i korruptuar” ishte kjo fjali që për një moment u duk se Lu e ngriti standartin e diplomatit. Por jo u gabuam, pas saj Lu organizoj protesta për reformën në drejtësi. Doli në protestë me Xhemin dhe Kristin, ndërkohe nuk foli asnjë fjale për dëmet që shkatoj “Bankers Petroleum”. E si për ti vënë kapakun e një dështimi diplomatic për Donald Lu mendoj Taulant Balla. Bërja qytetar nderi në Librazhd ishte epitafi më i bukur vendosur në “gurin e varrit diplomatic”.

Rrugë të mbarë Donald, Shqiptarët tek ju nuk do mbajnë mënd asnjë gjë. E di pse? Sepse. Steka juaj ka qënë në lartësinë e Iris Luarasit, Much Nanos, Cim Pekes, Fari Balliut etj etj.