Shpallje

Pak minuta para fillimit të protestës, reagon Klevi Pojana: Protestojmë ndaj klikës që ka pushtuar vendimmarrjen

Nënkryetari i LRI-së Klevi Pojana ka dhënë një pronocim për Gazetën Ora pak minuta para nisjes së protestës në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në fjalën e tij Pojana shprehet se kjo është një protestë për të ardhmen e rinisë.

“Sot Shqiperia proteston! Eshte nje proteste qe behet ndaj klikes qe ka pushtuar vendimmarrjen dhe politikberjen ne Shqiperi. Rinia shqiptare sot proteston per te ardhmen e saj. Sot cdo qytetar ka arsye per te qene ne shesh. Ka arsye per kedo qe deshiron nje shtet ku sundon ligji dhe ku demokracia nuk tjetersohet nga orekset e pushtetareve te rradhes”, ka përfunduar fjalën e tij Pojana.