????????????????????????????????????
Shpallje

Greva e paralajmëruar nga Sindikata e Punonjësve në Greqi ditën e nesërme do të sjelli bllokimin e cdo pike kufitare në shtetin helenë.
Kjo protestë do të zgjasi 24 orë dhe fillon ditën e nesërme, ku pritet të pezullohet kalimi i automjeteve në pikat kufitare të Greqisë më Shqipërinë, Turqinë dhe Maqedoninë.
Greva fillon nesër në orën 07:00 dhe përfundon 24 orë më pas, ndërkohë në pikat e kalimit kufitar do të lejohen të kalojnë vetëm urgjencat.