Shpallje

Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pas dyshimeve për shitje të lëndëve narkotike të llojit heroinë. Sipas informacioneve nga ana e policisë bëhet fjalë shtetasin Asjan Topi, banues në lagjen ’30 vjetori’ të këtij qyteti.
Gjatë kontrollit nga ana e uniformave blu atij ju gjetën një sasi lënde narkotike e llojit heroinë, një peshore elektronike dhe 2400 lekë të reja.
Materialet proçeduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.