Shpallje

Të rinjtë e forumeve rinore të LSI-së dhe PD-së janë mbledhur sërish sot në ambjentet e jashtme të Ministrisë së Brendshme duke pasqyruar një ‘film ironizues’ ndaj qeverisë dhe njerëzve pranë kryeministrit Rama.

Gjatë shfaqjes së kësaj video, të shumta qenë dhe reagimet për procedimin penal ndaj të rinjve që protestuan ditën e djeshme ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit Xhafaj.

Veprim të cilin nënkryetari i LRI-së Klevi Pojana e ka cilësuar si diçka të urdhëruar nga Edi Rama.

 

“E di çdo shqiptarë që pas akuzave ndaj të rinjve dhe drejtuesve te opozitës qëndron Edi Rama dhe urdhërat e tij.

Edi Rama ka në dorë sot të gjitha pushtetet dhe me arrogancën e tij thyen çdo ligj e shkel mbi çdo parim.

Por ta harrojë Edi Rama dhe cilido tjetër që mendon se do të instalojë këtu diktaturën e ‘Rilindjes’.

Drejtësia e kapur nuk mundet dot kurrë të mbulojë zullumin tuaj dhe as të eklipsojë diellin e të vërtetës.

Shumë shpejt do përjetoni fundin” është shprehur Pojana.