Shpallje

Protesta e zhvilluar ditën djeshme nga të rinjtë e forumeve rinore të PD-së dhe LSI-së po merr  kundërpërgjigje nga ana e institucioneve dhe personave të lidhur me qeverinë.

Për ta ka nisur një procedim penal gjë të cilën e bën publike dhe deputeti i LSI-së Endrit Braimllari.

Me anë të një postimi në Facebook Braimllari thotë se kryeministri po vazhdon me sukses planin e tij për të larguar të rinjtë nga Shqipëria duke urdhëruar procedimin penal për ata të cilët protestuan kundrejt tij.

Gjithashtu në këtë reagim ai vë në dukje faktin se protestat e të rinjve nuk do të mbyllen në heshtje, por ata do të jenë në çdo shesh kundër personit që vrau shpresat, mbolli varfërinë dhe krimin.

Postimi i plotë:

Edi Rama urdhëron krimin e organizuar të procedojë të rinjtë!

Pasi vazhdon me sukses planin e tij kriminal për të larguar të rinjtë nga Shqipëria, sot Kryeministri i krimit dhe varfërisë urdhëroi procedim penal për të rinjtë që protestuan kundër një Kryeministri trafikant.
Kjo është loja e një Kryeministri frikacak, i cili ka frikë nga të rinjtë e vendit të tij.
Të rinjtë nuk do heshtin, por do jenë në çdo shesh deri në largimin e atij që vrau shpresat, mbolli varfërinë dhe krimin.