Shpallje

Këshilltarja e bashkisë së Elbasanit Anisa Bahiti, përfaqësuese e LSI-së ka reaguar për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijve.

Bahiti ka bërë thirrje për reflektim në këtë ditë për komunitetin duke ftuar t’i kushtohet vëmendje çdo fëmije që i mungojnë kushtet.

Postimi i plotë:

Sot si për çdo vit me miqtë e mi të zemrës në Shkolla Speciale ‘Zera Jete’
1 Qershori është dita ndërkombëtare e fëmijëve, është dita e festës së tyre. Një ditë në të cilën çdo fëmijë duhet të jetë i gëzuar. Por për fat të keq, në Shqipëri kjo nuk ndodh sepse sot jo çdo fëmijë ka mundur t’i gëzohet kësaj dite. Për fat të keq për shumë vogëlushë jeta nuk ka rezervuar fëmijeri të bukur, janë të pafund ata që enden rrugëve duke shitur paketa cigaresh, duke lypur, apo edhe duke mbledhur kanaçe pranë koshave të plehrave. Fëmijët kanë të drejtë të mbrohen nga të gjitha format e dhunës, abuzimit, shfrytëzimit apo neglizhimit. Më shumë se një ditë festë le të jetë kjo dhe çdo ditë një reflektim për pushtetin vendor dhe qëndror që të vendosin si qëllim rritjen e vëmendjes në drejtim të mirëqenies për të gjithë fëmijet. Veçanërisht për fëmijet me nevoja të veçanta dhe ata të cilët jeta nuk i ka rezervuar shumë mundësi dhe buzeqeshje.
Kthejeni gjithmonë veshtrimin nga fëmijet, kthejeni gjithmonë vështrimin nga e ardhmja.
Gëzuar ju meritoni çdo ngjyrë të ylberit 🌞😇🌸