Shpallje

Kryetari i FRESSH Eljo Hysko i pranishëm sot në Korçë për të prezantuar Planin e Veprimit të këtij forumi, ka reaguar në lidhje me qendrimin e kohëve të fundit nga të rinjtë e forumeve rinore politike në vend.

Gjatë fjalës së tij për Planin e Veprimit 2018-2019, Hysko është shprehur se FRESSH ndryshon nga forumet e tjera rinore.

Në një kohë që Shqipëria ndodhet në një hap tepër të rëndësishëm në procesin e integrimit, forumet e tjera po e baltosin atë, ka thënë ai.

 

Fjala e Eljo Hyskos në takimin me të rinjtë e Qarkut Korçë:

“Shqipëria është në një proces nga më të rëndësishmit në historinë e vendit.

Ndodhet në momentin e celjes së negociatave, e ka nevojë që të ketë një debat publik ku njerëzit të jenë të ndarë në këtë debat.  Duhet të ketë nga ato forume politike që mbështesin procesin e integrimit dhe nga ato forume që i japin energji dhe shtysë këtij procesi.

Ndërkohë që ka dhe nga ata forume të tjerë të cilët janë të përqëndruar dhe janë një zgjatim i shëmtuar i një balte e cila nuk i shërben aq më pak të rinjve dhe të themi pjesë tjetër të vendit.”