Shpallje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përgënjeshtruar një lajm të bërë publik nga Mapo online.

Sipas kësaj media thuhej se Kryemadhi mendon ndryshe nga Basha në lidhje me çështjen e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij.

Në këtë media është shkruar se Monika Kryemadhi ka qenë kundër Bashës pasi Fatmir Xhafaj nuk ka përgjegjësi ligjore për të vëllain. Por sipas Kryemadhit ky lajm nuk është aspak i vërtetë ndaj ajo e ka përgënjeshtruar atë.

E ftuar në Tonight nga Ilva Tare ajo ka thënë se Xhafaj ka përgjegjësi për përdorimin nga vëllai të policisë.