E hënë, 6 Korrik, 2020

Ç’ndryshim ka Garilla dhe Ujku i Cërrikut me FRPD-në dhe LRI-në ?

Duhet të lexoni

LAJMI I FUNDIT/ Humb jetën një tjetër mjek si pasojë e Covid-19

Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 një tjetër mjek në vend. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë lajmin e hidhur...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku...

Trondit Ministria e Shëndetësisë: Rriten rastet pozitive në 24 orë, shtrihet shpërndarja e virusit

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 64 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, gjatë 24 orëve të...
GazetaOra.com është platformë informative e pavarur dhe e saktë. Për të mundësuar vazhdimin e punës tonë, për të ju informuar shpejtë, saktë dhe paanshëm, na duhet ndihma juaj me donacion. Ndihma juaj do të lehtësonte ekzistencën e kësaj ore të pavarur në dorën tuaj. Paraprakisht ju falenderojmë.

Për të dhuruar donacion, ju lutemi klikoni "Donate" mëposhtë:

Nga Hermes Kafexhiu- Protesta e FRPD-së dhe LRI-së nuk ka një qasje reale lidhur me disa mendime ndryshe, por kjo protestë është e ndërtuar totalisht me një qasje të mprapsht, me një temperament të egër dhe nervoz , njëlloj si një hirark që humb pushtetin dhe tani nuk po e merr dot për shkak se mendimet e tij të vjetra janë të pashkëputura nga dhuna si mjet që justifikon qëllimin.

Ekziston një kontraditë e madhe midis dy forumeve të përmendura, edhe pse ato katërcipërisht vërtetojnë hipokrizinë e tyre. LRI-ja e djeshme që votoi çdo ligj të Republikës për mos të lënë të rinjtë të ikin jashtë, kthehet si një bashkësi kameleonësh e mbërthyer nga aktivist që kanë për parim shfrytzimin e pushtetit pa dallim. Në anën tjetër një FRPD e lodhur, pa strukturë, e gënjyer dhe e përdorur, që gjen veten të bëj protestë për drejtësinë me anëtarët e një partie, që jo më larg se një vit më parë i akuzonin për vjedhje në ekonomi dhe shumë padrejtësi të tjera.

Aleanca e tyre më ngjan me simbiozën e dy kumarxhinjve që fusin të gjitha lekët në një kompjuter fati për të zgjatur sa më shumë pritjen e 5 SHTATAVE…

Kompromisi politik është “underground” dhe i logjikshëm, por në raport me integritetin ai ngrihet pas një reflektimi, autokritike dhe jo sa hap e mbyll sytë si dy motra që kishin kohë pa u takuar.

Kjo lë një shije të hidhur sesi sot disa të rinj e ndërtojnë pritshmërinë e tyre për të ardhmen, duke u bërë pjesë e çdo aleance vetëm e vetëm për pushtet.

Kjo është një babëzi me esencë të vjetër dhe më shumë shqetësuese për aktivizmin që prodhon me të njëjtën formë.

Ky nivel si mental dhe si moshor në këtë pikë të veprimtarisë ,jo vetëm e pengon integrimin por dëmton imazhin dhe perceptimin që mund të kemi për drejtuesit e së ardhmes.

LRI dhe FRPD ngrejnë një pseudo paradigmë e cila jo vetëm duhet kritikuar por dhe distancuar.

Përfaqësimi i tyre në emër të rinisë fsheh një bilanc të trukuar që nuk është aspak larg kërkesës për audienc që ka Garilla me Ujkun e Cërrikut.

I ftoj të edukohen duke lexuar, në menyrë që të kuptojnë, se të plakesh para kohe është dështimi më i suksesshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Më të rejat

Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike

Nga Entela Binjaku Në një shfaqje plot ngjyra dhe gjallëri, në qiellin e hapur të Amfiteatrit të Parkut të “Liqenit...

LAJMI I FUNDIT/ Humb jetën një tjetër mjek si pasojë e Covid-19

Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 një tjetër mjek në vend. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta këtë...

Sa miliona Euro kanë sot çlirimtarët e Kosovës

Disa djem të ri, të fortë, të sigurtë në mendësi, iu bashkuan luftës çlirimtare në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Ishte fat...

Ish-zëdhënësja e Berishës publikon fotot e ditëlindjes së saj, Erla Mëhilli më e bukur se kurrë

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish kryeministrit Sali Berisha, njihet si një nga politikanet më të bukura shqiptare. Ajo ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen,...

LAJM I HIDHUR/ Ndërron jetë mjeku i QSUT nga Covid-19

Ka ndërruar jetë mjeku Hematologjisë në QSUT, Arjan Pushi i cili u fut në intubim pasditen e djeshme. Mjeku rreth 56 vjeç nuk kishte...

Më shumë artikuj të ngjajshëm