Shpallje

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në afërsi të Shëngjinit.

Një masiv shkëmbor është shkëputur ngë mali pranë rrugës hyrëse të Shëngjinit duke përfunduar në pjesën e pasme të një autobusi pasagjerësh.

Shoferi i autobusit mbi të cilin ra masivi shkëmbor ka treguar momentet e frikës kur ndodhi ngjarja.

Ai thotë se autobusi ishte me gra dhe vajza, të cilat po i transportonte në fabrikë, kur pa që në fund të autobusit kishte rënë masivi shkëmbor.

Shoferi tregon se pati panik nga punëtaret që i kishte në autobus, ndërsa thotë se pati edhe nga ato që i ra të fiktë.

“Isha me gra vajza që po i çoja në fabrikë, edhe ndalova autobusin, kur shikoj në fund një masiv shkëmbor ra sipër nga mali. U dëmtuan xhamat e autobusit, por fati i madhi zoti i ra në fund autobusit. Kishte edhe njerëz që i ra  të fiktë”.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e këtij aksidenti u plagosën dy vajza të reja.