Shpallje

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri e pranishme ditën e sotme në Komisionin e Medias, ka reaguar në lidhje me implikimin e familjarëve të ish ministrit Tahiri dhe ministrit aktual Xhafaj në trafikun e drogës.

Në fjalën e saj Pampuri ka reguar ashpër kundër qeverisë duke thënë se kemi dy ministra njëri pas tjetrit të kapur nga krimi dhe droga.

“Jemi të dehur nga krimi dhe droga. Kemi dy ministra njëri pas tjetrit, njërit i implikuar me kushurinjtë e tjetri me vëlla. Mendoni ndonjëri nga ju, e kam thënë dhe në komisione të tjera, ku mund të ketë vëllain apo dikë tjetër, mund të ishte i denjë të mbante atë karrige? Secili prej nesh përfaqëson qytetarët dhe i ofron një model atyre. Çfarë modeli mund t’i ofroj një ministër që rri nga mëngjesi në darkë me banda? Çfarë modeli mund t’i ofroj një ministër që rri me afera droge?Shumë mirë mund të mbështetim dhe shprehjen se nëse mbrojmë një fajtor bëhemi më fajtor se ta”, është shprehur deputetja.