Shpallje

Ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet ku një 31 vjeçar i mori jetën një 19 vjeçareje ka ngjallur shumë reagime.

I tillë është dhe qendrimi i pedagogut Erlis Hereni i cili me anë të një postimi në Facebook e cilëson ngjarjen e sotme si një ‘Déja Vu’ të ngjarjes së janarit pranë QSUT-së.

Postimi i plotë:

Ngjarja e rende qe tronditi sot ne mengjes zonen e njohur si “Don Bosko” (por jo vetem) eshte nje Déjà Vu e hidhur e krimit te dyfishte qe i mori jeten Arieles dhe Aldos (autorit) ne Janar 2018.

Sot, jo larg Janarit, dy jete te rinjsh u prene ne bese nga po i njejti mentalitet arkaik; u bene kurban e po te njejtit instikt vrastar qe fatkeqsisht karakterizon sjelljen shoqerore te nje brezi te tere te ngjizur dhe edukuar ne tranzicionin pa mbarim te shoqerise shqiptare; u paguan si haraç i rradhes nga nje shoqeri thuajse teresisht indiferente ndaj problemeve sociale, komunitarizmit, jeteses sebashku, vleresimit te cdo individi … madje vete Jetes, dhurates me te shtrenjte qe na ka bere Zoti permes Nenes Natyre!

Serish, ashtu si pak kohe me pare; ashtu sic ndodh jo rralle ne Shqiperi, seksi mashkull i mer jeten seksit femer vetem e vetem sepse … Ne fakt nuk ka asnje vlere “aresyeja perse”!!!

Zot, jepu force familjareve, te perballojne tragjedine me mendje te shendoshe e zemer te plasur por te forte!

U prehehin ne paqe!