Shpallje

 

Kanë kaluar rreth 10 muaj nga ngjarja e rëndë që tronditi vendin, ajo e vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi nga ish bashkëshorti i saj.

Cështja e së cilës është trajtuar sërish mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e hapur’.

Gjatë transmetimit është mësuar se ditën e djeshme i ati i gjyqtares së ndjerë ka ndërruar jetë në moshën 81 vjecare. Gjithashtu është vënë në dukje dhe kërkesa e vecantë e Institucionit të Presidentit për përcaktimin e një pensioni të posacëm për fëmijët e të ndjerës Hafizi.

Në këtë letër thuhet se:

“Presidenti i Republikës nëpërmjet Këshillit të Lartë të Drejtësisë është vënë në dijeni dhe ka ndjekur me prioritet trajtimin e kërkesës së babait të ish-gjyqtares, të ndjerës Fildez hafizi, kërkesë kjo e cila në thelb ka për objekt shqetësimin lidhur me trajtimin financiar nga shteti të fëmijëve të ish-gjyqtares. Pasi jemi njohur me gjithë komunikimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe angazhimin e institucioneve të përfshira në këtë çështje, informohemi se është arritur lidhje e një pensioni për fëmijët, si dhe trajtimi i familjes Hafizi me një bonus strehimi duke i subvencionuar qiranë e banesës. Nëpërmjet një letre, kërkuesi Bynjamin Hafizi, babai i gjyqtares së ndjerë Fildeze Hafizi, i është drejtuar përsëri Presidentit të Republikës me kërkesën për lidhjen e një pensioni të posaçëm për fëmijët e të ndjerës, duke evidentuar këtu se shumë prej 4500 lekësh e akorduar nga institucionet përkatëse është e pamjaftueshme për të rritur dy fëmijët e të ndjerës”.