Shpallje

I riu që vrau një vajzë mëngjesin e sotëm tek “Don Bosko” në Tiranë dhe më pas qëlloi veten është Xhaferr Mata, 31 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugën “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pisetolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.