Shpallje

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka reaguar në lidhje me situtatën në të cilën ndodhen bizneset në vend.

Ai thotë se fitimi i bizneseve ka rënë me 20% në krahasim me të një viti më parë e kjo si pasojë e keq qeverisjes e cila nuk duhet të jetë më.

Postimi i plotë:

20% më pak fitimet e bizneseve shqiptare në katër mujorin e parë 2018 krahasuar me një vit më parë.

Për herë të parë nga 2012-a, tatim fitimi është më i ulët në vlerë absolute, edhe pse u rrit nga 10% në 15% pra, 50% më shumë.

Lind pyetja:

Tatime dhe taksa më të larta në rajon, ju mblidhni më pak….

Tatime dhe taksa më të larta në rajon, i detyroheni 120 milion Euro rimbursim TVSH-je bizneseve….

Tatime e taksa më të larta në rajon, mbyllen 3,000 biznese, shtohen 10,000 të pa punë vetëm në një vit…

Tatime dhe taksa më të larta në rajon, 300 mijë njerëz ikin nga vendi…

Tatime dhe taksa më të larta në rajon, më pak para ndihmë ekonomike për varfërinë ekstreme…..

Rritje ekonomike 4%, të ardhura në buxhet më pak…..

Tani, dakort ju e keni ndarë mëndjen ta çoni si mos më keq këtë punë, por pyetjen e kam për ne që e kemi ndarë mëndjen të jetojmë në këtë vend:

Vërtet duhet t’ju durojmë akoma të na qeverisni kaq keq…???