Shpallje

Prej dy ditësh kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka mirëpritur në një aktivitet të përbashkët gratë këshilltare në bashkitë e vendit.
Një ndër to, në cilësinë e nënkryetares së Aleancës së Grave Këshilltare në Bashkinën e Elbasanit Anisa Bahiti me anë të një postimi në Facebook e komenton rolin e grave në vendimmarrje si tepër të rëndësishëm për komunitetin.
POSTIMI I PLOTË:
Në cilësine e Nënkryetares së Alenacës së Grave Keshilltare Elbasan së bashku me koleget këshilltare dhe Kryetare të Alencës zhvilluam prej dy ditësh në Shkodër tryezën e Aleancës së Grave Këshilltare Bashkiake e mbështetur ne DLDP, BtF- Bashki të Forta dhe UNËOMEN dhe OSCE
Rritja e rolit të grave është e rëndësishme në vendimmarrjet për komunitetet ku ne bëjmë pjesë.
Me të tilla bashkëpunime ne bejmë shkëmbim eksperiencash duke krijuar mundësine për rritje kapacitetesh për vajzat dhe gratë në vendimarrje por jo vetëm.
Takimi kishte në fokus analizën e punës së deritanishme nga Aleanca e Keshilltareve, evidentimin dhe përcaktimin e nevojave për asistencë për vitet e ardhshme si dhe rekomandimet për ndryshime eventuale në Kodin Zgjedhor në kuadër të reformës së pritshme zgjedhore.
Gjatë takimit më Rrjetin Kombëtar të Aleancave të Këshilltarëve të Grave (AËC) dhe kryetarëve të zgjedhur (gratë) u informuan për progresin e reformës zgjedhore dhe përhapjen e rekomandimeve të tyre në punën e komisionit per këte reform.
Gjithashtu qellimi një tjetër pikë kyçe informimi ishte dhe sigurimi i një platformë shkëmbimi për progresin e Aleancave të Këshilltarëve të Grave duke azhornuar planin e tyre të veprimtarisë bazuar në nevojat e vlerësuara dhe iniciativat e reja deri në fund të mandatit aktual.
# Retreat #iUNËOMEN #DLDP #Bashki te Forta#OSCE #AGK