Shpallje

Nga Marjon Gorica-Ndryshe na thuhet e ndryshe është. Gjë për të cilën ne nuk çuditemi aspak pasi jemi mësuar me këtë marketing qeveritar, i kujtdo qeverie qoftë.

Znj.ministre, njerëzit nuk duan fasada, por shërbim!

Në spitale apo qendra shëndetësore nuk na duhet show, na duhet shërbimi i munguar ndër vite, ajo që ju thoni sa herë shfaqeni mediatikisht.

E dini që poliklinikat e Tiranës sot kanë vetëm 1 mjek Ortoped?
E kuptoni se çdo të thotë kjo gjë?
Nëse një qytetar ka nevojë për t’u vizituar apo konsultuar me një ortoped duhet të presi me ditë të tëra, mbase dhe me javë.

Pra në një qytet ku ndodhen rreth 1 milion banorë me 10 ambulanca ka vetëm 1 mjek Ortoped.

Kaq e pamundur është të shtosh stafin në ambulancat e Tiranës?

Profesionist ka, por nuk i punëson njeri!