Shpallje

Janë identifikuar dhe arrestuar dy të rinjtë të cilët u shfaqën në një video të shpërndarë në rrjetet sociale teksa godisnin e dhunonin një qen deri sa i morën jetën atij.
Ngjarje kjo për të cilën bëri që deputeti i LSI Luan Rama të reagoj ditën e sotme me një status ku kërkonte ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë së Shtetit, reagim ky i cili u vu në veprim brenda pak orësh.
Pas verifikimit dhe arrestimit të autorëve, Rama ka reaguar sërish duke falenderuar punonjësitë e policisë dhe drejtuesit e saj.
Postimi i plotë:
Faleminderit Policisë së Shtetit!
Identifikohen dhe ndalohen vrasësit e qenit!
I jam drejtuar publikisht dhe zyrtarisht sot në mëngjes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, që të identifikonin dhe arrestonin vrasësit e një qeni, të cilët pasi e kanë lidhur kafshën e pambrojtur, përmes një akti barbar e kriminal e kanë qëlluar në kokë, deri sa e kanë vrarë e madje edhe e kanë filmuar gjithë skenën makabre!
Ky fakt, i bërë publik nga Jeta Osh Qef dhe i denoncuar edhe nga Animal Rescue Albania, u vlerësua maksimalisht nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe me angazhimin profesional e shumë korrekt të drejtuesve të policisë në Shkodër, u arrit që në kohë rekord të identifikohen e të ndalohen dy vrasësit!
Ata janë dy djem njëzetvjeçarë nga fshati Kosmaç i Shkodrës; Neritan Mahmuti vrasësi dhe Hyris Sulejmani, bashkëpunëtori dhe ai që ka filmuar ngjarjen!
Ndaj, një faleminderit me gjithë zemër për Policinë e Shtetit; faleminderit Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, faleminderit dhe gjithë kolegëve të tyre!
Tani, rradhën e kanë organet e drejtësisë për të zbatuar ligjin!