Shpallje

Aktorja e mirënjohur Marjana Kondi ka reaguar pak minuta më parë në Facebook përsa i përketë një lajmi të bërë publik në mediat online.

Bëhet fjalë për ‘injorimin’ e aktores për ministren Mirela Kumbaro.

Kondi shpjegon në Facebook arsyen se përse nuk deshte të përballej me Kumbaron.

Postimi i plotë:

Njëherësh me urimin për Festën e Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë do doja të bëja dhe një sqarim publik për një lajm në portalin Ballkanweb lidhur me Ministren e (pa) Kulturës.
Është e vërtetë fakti se tentova ta shmang takimin me të dhe ktheva kokën për të mos u ballafaquar(se më shkon dita ters),por e kisha të pamundur pasi mu gjend përballë dhe nuk mund të rrija pa ja thënë dy fjalë për “zonjën” që të heq nga puna natën dhe të qan hallin ditën.
Njëherësh dua të bëj me dije se nuk ka pasur dhe nuk e çoj ndërmënd
një konflikt fizik me të dhe askënd tjetër (levat e saj)…/GAZETA  Ora -Marjon Gorica