Shpallje

Ish këshilltari i Ministrit të Brendshëm, pedagogu Erlis Hereni ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për projektligjin e propozuar nga Saimir Tahiri.

Bëhet fjalë për projektligjin e mbrojtjes së kafshëve i cili është lënë në harresë, por që u rivendos në dukje nga deputetja Ermonela Felaj ditët e fundit.

Në postimin e tij Hereni thekson faktin që duhen rishikuar dhe ligjet për aksidentet rrugore dhe personat që procedohen për lëndët narkotike.

Postimi i plotë:

Ne fakt, propozimi, si ne cilesine e Ministrit po ashtu edhe ne ate te deputetit, ka patur qellim nderhyrjen ne legjislacion jo vetem per mbrojtjen e miqve tane me 4 putra, por gjithashtu edhe nderhyrjen parandaluese ne rrugen qe ndiqet nga shume dhunues “ne formim”; te cilet nisin duke keqtrajtuar apo vrare kafshe si test, per tu zhvilluar ne dhunues apo vrases te familjareve, te njohurve apo te panjohurve!

Doemos qe, kur nje projekt shtyhet gjate ne kohe, vete koha mund ta gjeje te nevojshme qe te amendohet, plotesohet, permiresohet, persoset sipas nevojave te reja ashtu sic e pershkruan vete filozofia e evolimit te legjislacionit.

Ndaj, eshte per tu pershendetur inistiativa e parlamentareve socialiste per ta cuar para kete projektligj … sado “i pluhurosur” qofte!

Por meqe jemi ketu, do ishte mire qe kushdo te marre persiper te relatoje apo mbeshtese kete projektligj, te luftoje po aq fort eshte per dy ndryshimet e tjera te propozuara po aty:

1. “Vrasjen Rrugore” – ku drejtuesit e mjeteve qe shkaktojne aksidente me pasoje vdekjen, nen efektin e alkolit apo substancave narkotike duhet te denohen si VRASES jo si shkaktare aksidenti.

2. “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” – (shoqeruar me nje ligj te posacem per Dorgat ne Republiken e Shqiperise) ku te saktesohet nje here e mire pergjegjesia penale e perdoruesit te substances narkotike nga kush e prodhon e shet!