Shpallje

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile Marjon Gorica ka reaguar me anë të një postimi në Facebook përsa i përketë kartës së famshme të studentit.

Në reagimin e tij Gorica përmend faktin se diçka e tillë ka mbetur vetëm në letra duke përfituar para një grup i shoqërisë civile e asgjë më tepër.

Ku theksoi dhe faktin se sot në këto grupe të shoqërisë civile mungon puna vullnetare pasi të gjithë shohin interesat monetare.

Postimi i plotë:

Për kartën e studentit/ rinore apo si do që ta quani.
Më neveriteni kur shoh që flisni për të. Po, po pikërisht kështu, se janë disa gjëra që duhen thënë e t’ju vihet kapaku njëherë e mirë.

Sa projekte, e fonde janë shpenzuar për një çështje të tillë?
Mbaj mend kohën kur isha në vitin e parë të gjimnazit, kur flitej lartë e poshtë për kartën rinore/ kartën e studentit, KARTËN BURIM FITIM PËR NJË GRUP OJF-sh të cilat duhet dhe të vendosen përpara drejtësisë për abuzime.

Këta që dalin e flasin për kartën e studentit, janë po të njëjtit që shfaqen çdo dy vite.
Si ylberi pas shiut. Çdo dy vite flasin për të drejta e detyrime, për studentët, për të rinjtë, për lehtësimin e “barrës” studentore etj etjjj.

Nga koha e gjimnazit e deri sot, pasi kam mbaruar studimet e para të larta, e teksa jam student sërish nuk kam parë asnjë ndryshim. Vitet i merrni me mend vetë se sa janë. Kaq e pamundur paska qenë?

Apo më fitimprurës është të zvarritet ky proces?
E dini pse ndodhin kështu gjërat në këtë vend?
Sepse këtu ka disa persona të “shoqërisë civile” që nuk bëjnë asnjë lëvizje pa përfitime.
Në moment që projekti përfundon askujt nuk i intereson më çfarë ndodh.

Askush sot nga këta të quajtur pjesë e shoqërisë civile nuk shfaqen me një nisëm në mënyrë vullnetare, pasi nuk i intereson askush dhe asgjë pa përfituar, e kështu marrin në qafë këtë popull, rini, vend.

E zullumi vazhdon të jetë prezent kudo, për interesa personale të një grupi të caktuar të cilët sot nuk guxojnë të thonë se sa projekte kanë përfituar për ‘Kartën e studentit’.

Sa e sa para janë hedhur për “informimin publik”, për takime e konferenca nga të cilat asgjë nuk ka qenë punë konkrete.

Sot rinia dhe studentët kanë nevojë për punë efektive dhe jo fiktive!