Shpallje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë e pranishme fundjavën që lam pas në SHBA. Vizitë gjatë së cilës ajo është bërë pjesë e disa aktiviteteve të veçanta siç ishte mesha multinacionale e dioqezës në Arlington dhe takimi me 800 gra republikane në Virginia.

Këto aktivitete i ka bërë vetë publike Kryemadhi me anë të një postimi në Facebook ku shkruan:

Gjatë vizitës time në SHBA, të premten më datë 22 u ndala në Arlington, ku mora pjesë në meshën multinacionale të dioqezës atje. Gjatë vizitës në Arlington, i dorëzova dioqezës disa relike që mbajnë mbi supe kalvarin e vuajtjeve të popullit shqiptar. Kryqi i dhuruar nga arkipeshvi i Shkodrës Masafra me eshtrat e 10 martirëve, mori një vlerësim të madh nga të pranishmit në meshë dhe drejtuesit e dioqezës.

Ndërsa dje mora pjesë në një takim të gruas republikane në Virginia. Më shumë se 800 gra ishin të pranishme në këtë konferencë, ku mbizotëroi një atmosferë e ngrohtë dhe e gëzueshme.