Shpallje

Këngëtarja shqiptare na ka njohur sot me projektet e saj të reja muzikore. “I don’t need your love” quhet hiti i ri, që pritet të nxirret në tref së shpejti, ndërkohë që Bleona Qereti na ka njohur me disa imazhe nga videoklipi i ri.

Këngëtarja duket shumë ndryshe, me flokë të shkurtër e të drejtë dhe me një imazh shumë hot, artistja duket se po vjen këtë herë me risi të dukshme. Por, imazhi i ri i saj i ka bërë fansat të dyshojnë se ajo ndoshta po imiton Kim Kardashian.

Kështu i ka shkruar një nga ndjekësit e profilit të saj, ndërsa duket se Bleona e ka pasur përgjigjen gati. “Unë kam qenë Kimi para Kim-it ti yll. Me që di shqip, besoj kupton çfarë po them”.