Shpallje

Hermes Kafexhiu

E pashë lajmin në kronikat e orëve të drekës së djeshme dhe e kalova nga mendja duke u ngushëlluar me faktin rutinë, se problemet këtu janë në radhë të gjatë.

Në darkë rastësisht shoh foton e mëposhtme të publikuar nga një dashamirës i librit dhe këtë rrallë ngjarja e parë sërish, nuk kaloi si në drekë.

Gjendja e paraqitur dhe emergjenca e lajmëruar është qesharake në formën e saj përballë vlerës së këtyre titujve. Një urgjenc e hiperbolizuar mediatikisht përballë një kujdesi gjysmak angazhimi stonon hapur.

Edukimi është i lënë pas dore në harresë dhe i trajtuar me aq indiferencë, sa reklama nën emrin e tyre nuk ka asnjë vlerë.

Biblioteka përmbytet dhe librat varen në telat e spangove si rrobat e bardha të ushtarëve në kazerma, ndërkohë që një situatë e tillë nëse do të ndodhte në një bibliotekë të Londrës, librat me shpejtësi do të transferoheshin për tu rehabilituar në laboratorët e posaçëm.

Për një laborator të tillë ia vlen të mos hedhësh ca asfalt…

Mendje kureshtare kërkojnë koopertinat e mbytura që presin të thahen dhe nga ana tjetër e qytetit pemë të sapo mbjella qajnë që nuk e mbushën vitin.

E di që ndonjë snob trushkulur do mendoj me nxitim se Shqipëria ka mungesa më bazike se ky laborator dhe pastaj do kthehet nga shoku përkrah tavolinës duke i thënë:

-Epo dhe këta sikur na japin bukë librat, madje po lexove shumë sikur bëhesh si budalla…

Ndaj edhe unë më tepër mendoj, se duhet ende të lexojnë për të kuptuar pse shpesh herë njerëzit keqkuptohen, kur dëgjojnë shprehjen e famshme:

“Përpara se të bëjmë art, duhet të hamë, 🔺ndaj zoti Gorbaçov rrëzoje këtë mur…”