Shpallje

Qëndra për hulumtime psiko-sociale dhe mjeksore vazhdon me organizimin e “debat n’shilte”, sot në ambientin e shkollë fillore Qamil Batalli është mbajtur “debat n’shilte”, ku tema e këtij debati ishte: Transmetimi i lajmit tek përsonat me sëmundjen e kancerit! Ligjërues i këtij debati ishte, dr.Ilir Kurtishi – Onkolog.

Në një prononcim për Infosot, antarja e QHPSM-së Leunorë Krasniqi theksoi se ky debat zgjoi interesim mjaft të madh tek opinioni i gjerë, pasi që sëmundja e kancerit është një e vërtet jo e këndshme.

Pas ligjërimit në pika konkrete nga ana e dr.Ilir Kurtishit ndër të tjerash theksoi se, “Trajtimi i semundjeve malinje në Kosovë ka shënuar progres dhe mjekohen me sukses” më pas të pranishmit patën mundësinë të zhvillojnë një debat direkt duke bërë pyetje, komente si dhe tregime të ngjarjeve të të pranishmëve nga sfidat e sëmundjeve të tyre të ndryshme.