Është zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit seanca për personat e arrestuar pak ditë më parë ku u sekuestruan rreth 3.5 milionë euro.
Ndër të arrestuarit është dhe shoferi i trajlerit që transportonte automjete, Agim Ceka.
61 vjecari është lënë në burg nga vendimi që ka dhënë Gjykata e Durrësit duke e kaluar ceshtjen tek krimet e rënda. Vendim ky i cili ka bërë që bashkëshortja e tij të shpërthej lot.
Ajo ka deklaruar se bashkëshorti nuk ka lidhje me lekët dhe situtatën në të cilën kë rënë viktimë.
“Burri im ka qenë i papunë. Kishte një muaj që kishte filluar. E shkreta unë ç’më gjeti! Ku do gjej para ta nxjerr nga burgu?! Burri im nuk ka lidhje me lekët. I thotë pronari ik atje, hajde këtu atë bën. Ku do vemi ne? Hajdeni shikoni shtëpinë, ne jemi copë-copë, s’kemi ça të hamë. Le të kapin ata që e kanë bërë këtë punë. Kush do ta nxjerrë tani nga burgu burrin plak. Ne s’kemi lekë të hamë bukë jo ta nxjerrim nga burgu”, u shpreh me lot në sy bashkëshortja e Agim Cekës.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz