Shpallje

Nga Marjon Gorica-

Nëse do që të marrësh dikë në qafë, thuaj bëj pushimet verore në Shqipëri.

Nuk do të doja kurrë të flisja kështu për vendin tim, por vjen një moment kur ndjenjës së atdhedashurisë për disa cështje të ndryshme duhet t’i vendosësh kufijë.  E nëse dikush thotë që duhet të jeni pikërisht ju ata promotor të Shqipërisë, për kulturën, historinë dhe turizmin, për këtë të fundit do hiqja dorë njëherë e përgjithmonë nëse vazhdon të jetë po kështu.

Turizmi në Shqipëri sot më shumë se kurrë është kthyer në një vatër grabëllimi, ku tregtarët të cfarë do llojë tregtie të jenë, duke filluar që tek buka e deri tek hotelet apo shazllonet në det të bëjnë të përballesh një vulgaritet i cili të shtynë ta urresh Shqipërinë.

Me gjuhë urrejtje nuk flas për Shqipërinë si Komb, por për turizmin që duan ta bëjnë njerëz të etur për para të cilët në 4 muaj duan me doemos të gllabërojnë cdo qindark nga xhepat e qytetarëve.

Po a është normale sot duke filluar nga Velipoja në Ksamil pa përjashtim që në vend se të ofrojmë shërbim, cilësi, korrektësi dhe normalisht cmime konkuruese, të gjithë tregtarët vendosin njëkohësisht cmime katastrofike  referuar normës mesatare të të ardhurave në Shqipëri.

Pra thënë kështu, në Shqipëri një familje me të ardhura mesatare  e ka të pamundur të zhvilloj pushimet verore dhe normalisht e ka më të lehtë të zgjedhi një vend jashtë shtetit, aty ku shërbimi, cilësia dhe korrektësia janë në nivelet maksimale dhe cmimet janë më të arsyeshme se sa këtu. Mos të shkojmë shumë larg, Korfuzi destinacioni i një numri të madh qytetarësh nga Shqipëri është kthyer si një nga mundësitë më të mira për pushime.

Po atje ka verë gjatë gjithë vitit? Se kështu e quajnë këta tregtarët tanë punën, punojnë 3-4 muaj në  vit dhe e kanë të papërballueshme nëse ulin cmimet. Por nuk vënë në dukje faktin që punojnë 3-4 muaj të vitit e sigurojnë 8 të tjerë, ndërkohë që një familje shqiptare punon 12 muaj për 10 ditë pushime.

Jo më larg se një javë më parë isha në brigjet e Jonit pa menduar se do të kthehesha me mendjen se shqiptarët sot më shumë se kurrë duhet t’i japin një mesazh të mirë të gjithë tregtarëve abuzues.

Dhomat e hoteleve, të cilët as hotele nuk mund të quhen, janë pa asnjë standard.

Po, po pa standard në lidhje me pagesën që bën, e në fund këta pronarët ankohen. Ankohen se TVSH-në e kanë vetëm 6% e jo 20% si për të gjithë. Dhe nuk marrin mundimin të reduktojnë tarifën e fjetjes së një nate duke e kombesuar disi me këtë diferencën e mbetjes së TVSH-së.

Të flasësh për kuponin tatimor, po nuk e kërkove harroje që të ta japin. Si në hotele, restorante, bare e për plazh apo shazllone është akoma më vështirë.

E nëse e duam këtë të jemi promotor të turizmit, por jo në këtë mënyrë, pasi ky nuk është turizëm. Turizëm është ai kur qytetari mezor pret të rikthehet për pushime e jo të ngushëlloj veten se ato po mbarojnë e të iki menjëherë.