Shpallje

Nga Robert Ndrenika

Ju lutem… mos më kryqëzoni!

Për dijeni mikeshës time gazetares Fatmira Nikolli, por le ta dijë dhe “tan’ bota mbarë”!

Kam qenë (prej vitesh) dhe jam për një Teatër Kombëtar të ri dhe bashkëkohor, të cilin e ka për DETYRË ta bëjë shteti shqiptar (paratë le t’i marrë ku të dojë, ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Broz Tito!).

Këtë gjë nuk e kam mbajtur të fshehtë, por ua kam bërë të ditur prej kohësh kolegëve të mi, por kur ka qenë rasti dhe në opinionin publik. I vetmi lëshim që kam bërë ditët e fundit është se kam pranuar P.P.P. me kushtin e vetëm që përveç godinës (Teatër) që do të ndërtohet në favor të P.P.P. nuk do lëshohet asnjë centimetër katror nga TOKA e TEATRIT KOMBËTAR!

“Të kanë gënjyer”, do të thotë dikush dhe unë përgjigjem: “Po BESA e shqiptarit ku vete???”.

Së fundi, ju bëj të ditur se nuk jam JEZU KRISHTI, bile as BARABA dhe gojën nuk e kam vetëm për të ngrënë kos (pa yndyrë) dhe të pi ilaçe, por e kam edhe për të FOLUR!!!

Me respekte te ndërsjella,

Robert Ndrenika