Shpallje

Reagimi i deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj në lidhje me përmbytjen e pak ditëve më parë të Bibliotekës Kombëtare ku dëmtuan me mijëra libra.
Në postimin e saj në Facebook deputetja e LSI-së ironizon dhe takimin e llogaridhënies së kryeministrit në Korçë.
REAGIMI:
Estrada që kthehet në diktaturë dhe “profesionistët” që i bëjnë sehir pushtetit!
Një javë pas përmbytjes dhe një vit pas zjarrit në Bibliotekën Kombëtare, ku janë nëpunësit e zellshëm të qeverisë që nguteshin kush e kush të thoshte më parë se Teatri Kombëtar duhet shembur për shkak të rrezikshmërisë?
Pavarësisht se Teatri nuk është përfshirë nga flakë e pavarësisht se nuk përmbytet, ai menjëherë duhet shembur (se kështu do Kryeministri), ndërsa për Bibliotekën Kombëtare të gjithë e kanë gojën të kyçur.
Asnjë përgjegjës! Asnjë ndërhyrje!
Edhe fondin prej 12 mijë librash e thajnë me tharëse flokësh, se qeveria jonë është e varfër në buxhet dhe e tharë në shpirt që të kujdeset për Bibliotekën.
Ku ëshë drejtori i Institutit të Ndërtimit? Pse nuk flet me zell edhe për Bibliotekën njësoj si për Teatrin? Më njoftuan se edhe për të kontrolluar godinën kishte shkuar pasi kishte rënë niveli i ujit, që të mos gjente shkakun e vërtetë të përmbytjes.
Ku është drejtori i Zjarrëfikësve? Pse nuk ka marrë asnjë masë për të mbyllur Bibliotekën Kombëtare ashtu siç kërkon për Teatrin?
Ku janë ata profesorët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë për të cilët godina e Teatrit Kombëtar nuk ishte trashëgimi kulturore? Po librat i vlerësojnë të rëndësishëm për tu ruajtur? Librat a vlejnë si dëshmi e prekshme e historisë dhe Identitetit tonë Kombëtar?
Ku janë ata urbanistë dhe arkitektë që nxitonin të merrnin fjalën në shfaqjet e Kryetarit të Bashkisë? A nuk vlerësojnë ata se është dëshpëruese për Shqipërinë që Biblioteka Kombëtare të jetë një hapsirë e sajuar të cilës me zor i gjen derën dhe nuk ka as edhe një sallë të vetme dinjitoze?
Përgjigja është fare e thjeshtë. Biblioteka Kombëtare nuk ka tokë për të ndërtuar Kulla. Biblioteka Kombëtare nuk ofron para për xhepat e Kryeministrit!
Kryeministrit po i vjen fundi! Shqiptarët nuk do përsërisin gabimet e të shkuarës duke i hapur rrugë diktatorit Rama.
Po ju “profesionistëve” cfarë do ju mbetet? Një gurë i rëndë në ndërgjegje që nuk treguat karakter e dinjitet përballë pushtetit.
Ps. Ndërkohë Kryeministrin e gjeni në Korçë duke buke bërë rolin e kllounit në estradën e rradhës.