Shpallje

 

Nga Renaldo Bregu-Kjo falë edhe mosnjohjes ligjore të të dëmtuarve,
mos kurajos së tyre për të protestuar,
ose akoma më keq,
janë në kushtet ekstreme të mbijetesës,
sa nuk kanë asnjë sekond kohë të merren dhe kërkojnë,
të drejtat e tyre për punë, të lirë dhe të ndershme,
sikurse po bëjnë aktualisht këta njerëz,
ku ndryshe nga herët e tjera,
Policia Bashkiake e ka për detyrë të ngarkojë mallin, produktin e bllokuar, këtë herë, po i detyron të dëmtuarit, që me duart tyre të dorëzojnë pasurinë e tyre, pronën e tyre për bllokim nga Bashkia.

Unë i besoj fort mprehsisë së Tarzanit të Tiranës, sikur Ai të linte “pas dore”, jo më shumë se 0,5 % të kohës së Tij që bën reklamë vetes dhe Bashkisë, do gjente një zgjidhje, qoftë dhe duke ju referuar propozimit tim, që njerëzit që mbledhin materiale të riciklueshme të punojnë si të punësuar për Bashkinë Tiranë.

E di që është tej mase i vështirë zbatimi i kësaj metode ose tjetër metode të ngjashme, por është çmënduri, gati kriminale t’i marrësh dhunshëm pronën apo pasurinë tjetrit, që e ka burim kryesor mbijetese.

Këtyre njerëzve paqësor dhe shumë të drejtë në natyrën e tyre, 100 % të ndershëm dhe në harmoni me vlerat shoqërore për të jetuar, pranojnë për t’u punësuar nga Bashkia Tiranë vetëm me kushtin e vetëm, që:

Pagesa mujore mos jetë çdo muaj, por çdo javë!

Vetëm për kaq denigrohen këta njerëz.

Nëse, Bashkia Tiranë, Tarzani i Tiranës, ju lutemi Gjini zgjidhje për këta njerëz përpara se t’u falenderojmë.