Kryetarja e delegacionit te BE ne Tirane, Romana Vlahutin, gjate prezantimit te Strategjise kunder trafikimit te qenieve njerezoer dhe planit te veprimit 2014-2017. /r/n/r/nHead of EU Delegation in Tirana Romana Vlahutin, during the presentation of the strategy against trafficking in human beings and action plan 2014-2017.
Shpallje

Paraditen e sotme është mbledhur në Tiranë tryeza mbi konkluzionet e Bashkimit Europian mbi Shqipërinë.

I pranishëm në tryezë ishte raportuesi për Shqipërinë Knut Flenckestein dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Nga ana tjetër përballë tyre ishte një panel me përfaqësues nga pozita dhe opozita e vendit bashkë me ambasadoren për Bashkimin Europian Romana Vlahutin.

Vlahutin në fjalën e saj vuri theksin në bashkëpunimin që duhet të ketë ndërmjet palëve dhe nga ana tjetër ka vlerësuar punën e bërë me Reformën në Drejtësi:

“Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, jo bashkim retorik, jo bashkim në kuptimin e të folurit për objektiva të përbashkëta. Duhet të jetë një objektiv i mirëfilltë kombëtarë për të cilën punon gjithëkush.  Është me rëndësi që të punohet për këtë unitet. Është përgjegjësi qoftë e shumicës dhe e pakicës. Mendoj se shumica duhet të shtrijë dorën gjithë kohën, sepse është e rëndësishme të krijojë një dialog për këtë bashkim kombëtar sepse pa këtë ky është një proces shumë i vështirë, thuajse i pamundur. Një vit kohë mendoj se do të jetë i mjaftueshëm për punën përgatitore, që më pas të nisin zyrtarisht negociatat.”, tha Vlahutin