Shpallje

Nga Xhoi Jakaj

Hajduteria dhe krimi tashmë është ulur kembëmëkryq në këtë vend, edhe mes vedit thuhet në një shprehje nga Shkodra, është shtrirë krimi dhe kjo sjell frikë e pasiguri ,të paktēn sot njerëzit janë më të ndërgjegjesuar se në kohën e diktaturës pasi jemi vend i hapur me botën, por reagimi dhe reflektimi kolektiv nuk është akoma në nivelin e duhur, pse ?

Sepse të gjithë i bëjnë pytje vetes, vallë ka kush na drejton, udhëheq dhe nuk përfiton nga zëri ynë.

Vallë ka kush e shpëton shqipërinë dhe shqiptarët nga makuteria e politikës?

Një ditë po je hajdut,i kapur dhe punon per vete në kurriz të popullit të varfer që në shqiperi ka edhe me shume se në asnjë vend tjeter të botës, tē pakten boja të del perfundimisht,e se ke më tagrin te dalesh e ti flasesh qoftë dhe ketij populli të thjeshte as atyre beshkefajtoreve të tu per luftë kunder krimit e korrupsionit.

Drejtesia dihet që edhe ktë here do beje një vrimë ne uje.sic jemi mësuar të shohim bëma prej 28 vitesh e në fund të gjykimit, fajtoret dalin te pafajshem…

Populli varfërohet por në fakt gjumë vazhdon e fle, kjo sepse nuk ka nje model te paster ti besoje… Dhe kjo e ka bere apatik e te heshtë para gjithefare skandali qe i shohin syte e degjojne veshet, une vi nga një sistem që kam pare vendime gjykatash te tmerrshme. Per dhenie të një banese me qera denohen 8 vjet. Kurse per një krim ose skandal shteteror denohesh deri ne dy vjet ose më se shumti del i pafajshëm

Të gjithë duhet të reagojne e të mos heshtin, edhe me heshtje i kë bëre dëm te madh vendit tënd.