Shpallje

Shkëlzen Qordja, 31 vjecari gardist i vetëvrarë pak ditë më parë nuk ka shkuar në shtëpi natën që ndodhi ngjarja e rëndë. Sipas miqve të tij ka qenë në një lokal nate deri në orët e para të mëngjesit ku ka festuar dhe më pas është drejtuar në ambientet e Gardës me mjetin e shërbimit.

Mësohet se pasi ka hyrë në ambientet e Gardës Qordja, ka parkuar mjetin e tij dhe më pas ka kryer aktin e vetëflijimit.

Burime nga grupi hetimor thanë se nga zbardhja e tabulateve telefonike të 31-vjeçarit, mësohet se mesazhi i fundit i Qordes ka qenë për nënën e tij para ngjarjes së rëndë ku i ka shkruar: “Më fal”.

Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës për të verifikuar të gjitha komunikimet qe ai ka pasur para se të humbiste jetën.