Shpallje

Një video live e publikuar nga ish deputeti Eduart Ndocaj në lidhje me tarifat e parkimit të vendosura nga Bashkia Lezhë ka ngjalluar shumë reagime, aq sa dhe kryetari i kësaj bashkie ka komentuar në video live-n e Ndocaj.
Në videon e tij Eduart Ndocaj shprehet se parkimi ditor për një automjet do të shkoj në 7 mijë lekë, por që realisht nuk është kështu. Kaubojsi kësaj rradhe është gabuar në llogaritje. Parkimi publik është vetëm 8 orë të ditës nga 30 lekë/orë, pra me një aritmetik të vogël e kuptojmë qartë që vlera ditore shkon maksimumi në 240 lekë të reja.
Veprim ky i cili ka nxitur dhe një reagim nga ana e kryetarit të Bashkisë së Lezhës i cili shprehet se Ndocaj duhet i shohi mirë vlerat.
Ndocaj: “BASHKIA E LEZHES VENDOS TAKSA PARKIMI 300 LEKE NGA VARREZAT E DESHMOREVE DERI TEK URA DRINIT.
JU GARANTOJ SE NE 2019 KUR TE JEM KRYETAR I KESAJ BASHKIE , DO HIQET KJO PAGES KRIMINALE NDAJ QYTETAREVE TE LEZHES KU KJO BASHKI NUK AFRON ASGJE NE SHERBIME DHE ME DINJITET PER QYTETARET.”
Komenti i kryetarit Fran Frrokaj
Jane 300 te vjetra ne ore o edi. Numeroi ato dreq zerosh o ish deputet. 30 lek ora 8-16. Koha tjeter free. Dhe vetem per dy rruget kryesore. Pakingu dhe rruget e brendeshme pa pagese.