NISMA Socialdemokrate që ia rrit pagën ministrave të saj për 1.000%

Shkruan: Hysni Gashi

Të them të drejtën Socialdemokracia është një nder konceptet me të mira të qeverisjes, por fatkeqësisht ajo tek ne përdoret veç sa për kamuflim dhe nuk ka ndonjë peshë të caktuar në qeverisje. Në këtë rast habitem me Nismën që në gjithë këto rritje të te hyrave qeveritare ende është pa një distancim apo reagim sikurse asgjë nuk ka ndodhur.

Nisma Socialdemokrate, një parti e ndërtuar me figura të lartë të vendimmarrjes së PDK-së e cila tentonte transformimin e saj,ndonëse ka mbetur me mentalitetin e vjetër, si duket ende nuk e ka ndërmend të reagoj sepse ajo ka ndërruar vetëm logon, ndërsa orientimin dhe apetitin qeverisës e ka po të vjetrin.

Bënte thirrje se do Përmisohet jeta sociale në Kosovë, madje bënte thirrje për eliminimin e shtresave me dallime aq të mëdha, dhe kur erdhi koha të privilegjet, ata i pranuan në heshtje duke harruar krejtësisht premtimin e tyre për gjendje socialë. Pra kryeministri dje ka marr hiç ma pak se 11000 euro me rritje, pese zv/kryeministrat mbi 9000 euro, ministrat mbi 6000 euro, zv/mbi 3000 euro etj, dhe Nisma asnjë fjalë.

Pra, partitë socialdemokrate nuk do pranonin kurrë rritje kaq tê mëdha e të hyrave dhe njëkohësisht do të bënin thirrje kjo gjë të mos ndodhë, por ja që farsa ju doli sheshit dhe po e kuptojmë fare mire socialdemokracinë tuaj. Dhe për fund, me të mëdha e ka pagën një vozitës i qeverise se një profesor ose një Doktor, një ushtari, polici, një veterani apo familje dëshmori ose invalidi të luftës së UÇK-së. Pra këtu shihet se sa është ne interes te profesorit, doktorit, ushtarit, policit, veteranit, familjes dëshmorit dhe invalidit kjo klikë politike. Po të ishte Edi Rama në Kosovë do ju kishte thënë: Mos shitni Dokrra siç ju tha hapur se çeshtja e demerkacionit me Malin e Zi ishte kauz për pushtet.