Shpallje

Nga Besnik Lumani

Nëse sot flasim për marrëveshje me Greqinë, të çfarë do lloj qofshin ato ka nga ata persona që shpirtërisht luten të ndodhin e publikisht shprehin të kundërtën.

Ka ardhur koha që të themi disa të vërteta e t’i pranojmë ashtu siç janë. Të gjithë ne në shpirt kemi paksa ndjenja patriotizmi, e aq më tepër kur flitet për historinë e të shkuarën e kombit tonë.

Ka nga ata persona të cilët këtë ndjenjë nuk e kanë shpirtërore, nuk e kanë dhe nuk kanë për ta pasur ndonjëherë. I referohemi këtu çështjes çame, ajo çështje për të cilën kemi folur aq gjatë e gjerë, ajo çështje e cila nëse një ditë do të zgjidhet për një grup të caktuar individësh do të prishi shumë punë.

Me siguri që janë punë interesash!

Çamëria na prek të gjithëve, të madh e të vogël, atë që njeh historinë e ata që shkruajnë historinë, prek çdo Çam që për fat të keq e ka të pamundur të kthehet në vatanin e të parëve, por kjo do një zgjidhje dhe kjo zgjidhje nuk jepet kështu.

Nuk jepet e nuk ka për të ndodhur ndonjëherë kështu pasi po u zgjidh cështja Çame me çfarë do të merren ata?
Çfarë do të kërkojnë e për çfarë do ta ngrejnë zërin?

Kështu që e kanë më mirë që ajo të tej zgjatet e të zvarritet deri sa disa individ të kapin pushtetin që duan, ashtu sic e kanë kapur ndër vite.

E nëse doni një tjetër fakt, i keni parë ndryshimet dhe zëvendësimet nëpër poste të rëndësishme, madje disa ikin dhe turinj varur, por jo për Çamërinë, por sepse i hoqën titullin, postin, funksionin dhe e lënë kauzën dhe ëndrrën e tyre në mes.

E çfarë patriotësh mund t’i thuash këtyre?

Kauzën e kishe për postin e punës apo për gjakun tënd?

Ashtu siç keni vepruar një pjesë e madhe juaja.

Në fund për mos t’u zgjatur më, kryetari i të quajturës shoqatë ku ishe?

Po, po.

Ku ishe në peligrinazhin përkujtimor të të parëve, atyre në kurriz të të cilëve po përfitoni të gjithë ju që mbani poste drejtuese apo dhe keni mbajtur?