Shpallje

Reperi i njohur nga Kosova Geti sot feston ditën e lindjes dhe urimet për të janë të shumta. Më i rëndësishmi dhe ai që pritet me interes të madh është urimi i Marinës. Ajo sapo ka shënuar ora 00:00 ka publikuar një foto të Getit nga pushimet e tyre në Sardegna dhe ka shkruar disa fjalë të ëmbla për të.

“Të shikoj ty dhe shoh gjithë jetën time përballë syve të mi! Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Ti meriton më të mirën”,-shkruan Marina në Instagram.

Marina dhe Geti janë nga ato çifte të cilat e shprehin shumë dashurinë në rrjetet sociale. Pa dedikime të gjata, por me një thelb të bukur, pa ekzagjerime ata dinë gjithmonë ta thonë bukur “Të dua”.