Shpallje

Shefi i qeverisë së Vienës, Sebastian Kurz zbuloi përpara eurodeputetëve në Strasburg, gjatë prezantimit të presidencës së saponisur austriake të unionit me fokus zgjerimin me vendet ballkanike, se Austria synonte që negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë të nisnin në Dhjetor të këtij viti. Sipas Kurz, ky objektiv nuk u arrit për shkak të kundërshtimit të Francës, Holandës e Danimarkës.

“Një tjetër çështje që presidenca austriake ka për zemër është Europa Juglindore dhe veçanërisht Ballkani Perëndimor. Në këndvështrimin tonë, Bashkimi Europian do të jetë i plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë bërë pjesë e komunitetit të kombeve tona. Ballkani Perëndimor jo vetëm që ka një perspektivë europiane, të cilën këto vende e kanë fituar dhe e meritojnë, por ato meritojnë gjithashtu anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ndaj, presidenca austriake do të bëjë më të mirën për të mbështetur procesin e anëtarësimit të këtyre vendeve në BE.

Jam shumë i gëzuar që u bë e mundur zgjidhja e çështjes së emrit të Maqedonisë. Jemi gjithashtu të gjithë të kënaqur që Shqipërisë dhe Maqedonisë iu krijua mundësia drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit, edhe pse ne do kishim dashur një proces më të shpejtë për të dyja vendet. Ajo për të cilën kemi vërtet nevojë është dhënia e një perspektive të ndershme për këto vende, një progres të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm drejt Bashkimit Europian, për të siguruar anëtarësimin e tyre të adhshëm në BE”, u shpreh Kurz.

Presidenca austriake udhëheq Bashkimit Europian nga Korriku deri në Dhjetor të këtij viti. Ndër prioritetet kryesore të kësaj presidence është politika e migracionit të Bashkimit Europian, që është një nga problemet kryesore për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian.