Shpallje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkodër, ku ka zhvilluar një takim të përbashkët të dy qeverive, asaj shqiptare dhe malazeze.

Rama ka pritur homologun malazez, Dushko Markoviç, dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes tyre.Rama ka thënë se ky është një takim historik, dhe se mes dy vendeve përveç afërsisë kufitare ka një trashëgimi morale e shpirtërore që i mban të lidhur.

“Na vjen mirë që mblidhemi këtu. Mbështesim anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Konsolidim të perspektivës evropiane. Do konkretizojmë bashkëpunimin. Do forcojmë më tej nuk është vetëm gjeografia që na lidh, por edhe trashëgimia morale e shpirtërore.”

Edi Rama, kryeministër

Më tej, Rama foli për investimet e përbashkëta në të dy vendet. Kryeministri u ndal tek turizmi, si një nga pikat më të forta të Shqipërisë dhe Malit të Zi.